Helmohen 120 persona në tre fshatra të Gjevgjelisë
Banorët e fshatrave të Gjevgjelisë, Stojakovo, Bogorodica dhe Selemlija janë helmuar nga bakteria “Escherichia coli”. 120 persona kanë kërkuar ndihmë për shkak të dhimbjeve në bark.

Uji nga sistemi ujësjellës në këto tre fshatra ka qenë i ndaluar për pije, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qendra për shëndet publik në Veles vërtetoi se këto banorë në këto tre fshatra janë helmuar nga uji në sistemin e njëjtë, ku menjëherë është dhënë urdhër që të bëhet klorizimi i ujit.

Sasi të larta të baktereve në ujin për pije janë vërtetuar edhe në studimet e bëra nga Qendra për shëndet publik në Veles.

Ndërsa, në vazhdë janë analizat nga monstrat e ujit për pije që janë marrë dje./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori