Haziri s'ka qenë kurrë te vendi i ngjarjes
Procesi gjyqësor “Monstra” ka vazhduar sot me dëgjimin e një dëshmitari të palës mbrojtëse.

Në cilësinë e dëshmitarit, është paraqitur sot një bujk nga Shkupi, i angazhuar nga i akuzuari Fejzi Haziri, për të punuar tokën e tij.

Dëshmitari ka deklaruar para gjykatës, se ditën kritike, rreth orës 19 e 30, kishte qenë tek ara, porse nuk kishte parë e dëgjuar as fëmijë, as makina dhe as të shtëna në vendin ku ka ndodhur vrasja.

Të vetmen gjë që kishte parë dëshmitari, kishte qenë varka e verdhë dhe peshkatari.

I pyetur kur e kishte parë për të fundit herë të akuzuarin Fejzi Haziri, dëshmitari është përgjigjur se takimi i fundit i tyre ka qenë gjashtë muaj më herët, në vjeshtën e vitit 2011, shkruan Zhurnal.

Dëshmitari ka theksuar se Haziri nuk kishte ardhur kurrë tek ara, e cila ndodhet farë pranë bregut të liqenit.

Në procesin gjyqësor “Monstra” akuzohen për vrasje dhe terrorizëm gjithsej 6 persona, 2 nga të cilët janë në paraburgim në Prishtinë, ku po gjykohen për armëmbajtje pa leje. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori