Vazhdojnë paqartësitë për kandidaturat e BDI-së për Tetovën dhe Gostivarin.
Portali Gostivari.info ka njoftuar sot se lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka vendosur që të zëvendësojë kandidaten e propozuar në mbledhjen e mëparshme të kryesisë së BDI-së,
Teuta Arifin me
Hazbi Likën.
Sipas burimeve, udhëheqësit e BDI-së kanë ardhur deri në këtë ndryshim për shkak të presionit dhe pakënaqësive të theksuara në radhët e degës së Tetovës, ku ish-kryetari i komunës
Hazbi Lika ka një mbështetje të padiskutueshme por edhe për shkak të kalkulimeve që vijnë si rezultat i një bashkëpunimi të mundshëm ndërpartiak.
Ndërkohë edhe kandidatura e Nevzat Bejtës për kryetar të komunës së Gostivarit akoma është e pasigurtë. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2013,
ora 18:15