Haxhiu replikon me BDI-stat: Horrat do të vdesin shpejt politikisht
Baton Haxhiu në Opinion
Publicisti shqiptar nga Prishtina dhe drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të disa protragonistëve të BDI-së, të cilët e akuzuar atë si njeri të dyshimit, duke aluduar se ka bashkëpunuar me shërbimin sekret serb.

:

"Kur kam qenë në Hagë jam ballafaquar me Millosheviqin, ai fliste serbisht dhe e patë bë një pyetje: Me cilat shërbime keni bashkëpunuar Zotri Haxhiu?.. Me shërbimet angleze, amerikane, dua të them se kjo mënyrë e pyetje dhe rrëfimit është streha e fundit e horrave, se horrat e gjejnë realisht betejën në të panjohurën. Në akuza të cilat vdesin shpejtë, bashkë me ata që i thonë..

Ndërsa përgjigja ime ndaj Millosheviqit ka qenë kjo: Vdekjen tuaj politike edhe pse këtu je në Hagë je për faktin se ke ndërtuar një rrëfim konspirativ në politikën që ke ba. Dhe nuk e di se në cilin portal jam akuzuar, por rrëfimi i fundit i strehës së horrave është pikërisht kjo, dhe ata vdesin bashkë me konspiracionin.

I uroj jetë të gjatë atij që ka shkruar, por ai do të vdesë shpejtë politikisht për faktin se është i sunduar dhe shkruan atë që se mendon". /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2016, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori