Tentoi t’i vidhte telefonin mjekut, arrestohet 45-vjeçari, momenti kur përleshen me grushte (VIDEO)

Një 45 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr 4 pasi në Rrugën e Dibrës në kryeqytet ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, telefonin dhe varësen e floririt, një doktori dhe më pas është larguar.

Siç shihet dhe nga pamjet më poshtë, ata janë përleshur dhe mjeku ka mbetur i dëmtuar në kokë nga sherri.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se më datë 23 shtator ai ka vjedhur shuma parash në një dyqan.


Shtuar 15.10.2022 11:17