Haradinaj mund të arrestohet
Pëlqej
Policia do të veprojë sipas urdhrave të Prokurorisë lidhur me personat që gjenden në fletë arreste, ka deklaruar ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq duke u përgjigjur në pyetjen se a do të arrestohet Ramush Haradinaj nëse shkon në Nish.

"MPB vepron sipas urdhrit të Prokurorisë në rastet kur të akuzuarit gjenden në fletë arreste. Polica do të veprojë ashtu ”, citon “kurir” i Beogradit të ketë thënë Stefanoviq.

Të martën medie të Beogradit kanë njoftuar se një takim ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj mund të mbahet në Nish brenda dy ose tre muajve,transmeton Koha.

Serbia Ramush Haradinajn e akuzon për krim lufte.
Shtuar më 14/09/2017, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori