Deputetja Bardeli: Banorët e Dukagjinit janë pa energji elektrike

Deputetja e partisë demokratike, Greta Bardeli gjatë sencës plenare i vshtë kundërpërgjigjur minstres së infrastrukturës dhe energjitikës , Belinda Balluku duke i thënë se banorët e Dukaghinit vuajnë për energji elektrike.

Kjo mungesë ka penguar shumë edhe turizminj pasi nuk ka drita. Jemi kthyer në kohët e hershme thekson ajo.

“Banorët e Dukagjinit kanë ngritur shqetësimin e mungesës së energjisë., Këtu përfshihet Thethi që tani është plot me turistë. Mungesa e energjisë në orët e mbrëmjes po i ngjan kohërave të kaluara. Është kërkesë e gjithë komuniteti dhe i ka ardhur koha për të hapur nëj dritare të re për turizmit. Ju nuk mund ta detyroni veriun të paguajë projektin e një qeverie që i ka futur dorën në xhep qytetarëve për të paguar koncesione.  Unë sjell disa probleme të zonës, nuk foli për rrugën e Dukagjinit dhe mungesën e energjisë, por foli vetëm për koncesione, ku ministrat tuaj janë në burg për koncesione,” tha Bardeli.


Shtuar 6.06.2022 18:33