Haraçina dhe Çairi kërkojnë ndarje të re territoriale
Pëlqej
Izet Mexhiti
Komunat me shumicë e shqiptare janë të pakënaqura me ndarjen ekzistuese territoriale. Në vitin 2004, kur janë tërhequr kufijtë komunal, nuk mbahej llogari për shpërndarjen e drejtë kadastrale me të cilën, komunat sikurse Haraçina, Çairi, Saraji do të fitonin më shumë fuqi ekonomike. Pikërisht, pavarësia financiare duhet të jetë përfitimi kryesor nga decentralizimi. Shteti edhe mëtej vështirë se heq dorë nga paratë dhe nuk dëshiron t'ua dorëzojë komunave. Kjo është temë qendrore e emisionit të sotëm “Magazina ekonomike”, e cila fillon sot menjëherë pas edicionit të lajmeve te ores 18. Po ashtu temë do të jenë edhe aspektet ekonomike të regjistrimit të ardhshëm.

“Sipas nesh rruga ku kalon për në Kosovë dhe për Kumanov duhet të jenë kufiri i komunës tonë sepse një komunë mund të ekzistojë vetëm me taksa të cilat do ti paguajnë bizneset”, thotë Bastri Bajrami, kryetar i Komunës së Haraçinës.
“Ne kemi arritur pjesërisht që prej 3 për qind brenda këtyre 2 viteve që të rritet kjo përqindje e tatimit të vlerës së shtuar në 4.5 për qind në mënyrë graduale . nuk është kërkesë me të cilën jemi të kënaqura si komuna pretendimi jonë është që tatimi i vlerës së shtuar të rritet diku reth deri 10 deri 15 për qind të shkon për komunat e tjetra të mbetet në Qeveri”, shprehet Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.

“Është një analizë e përgjithshme se disa komuna nuk kanë mundësi për shkak të potencialit të vogël të përgjithshëm të mbijetojnë dhe është normale që ka debate se ndoshta një ndarje tjetër mund të ishte më efektive”, vlerëson Musa Xhaferi, ministër i Pushtetit lokal. (alsat-m)
Shtuar më 21/11/2010, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori