Sot në
Shkup, pikërisht në vendlindjen e saj, u shënua ditëlindja e shkupjanes shqiptare,
Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza.
Fillimisht, në vendin ku ka qenë shtëpia e saj, në sheshin e Shkupit, u vunë kurora lulesh të freskëta nga disa delegacione, si nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM), Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në
Shkup (ITSHKSH), zëvendëskryeministrat Festim Halili e Arbër Ademi, ambasadorët e Shqipërisë e Kosovës, grupet e deputeteve nga Kosova e Maqedonia, etj.
Më pas, në Galerinë kombëtare të arteve “Hamami i Daut Pashës” në
Shkup, u hap
ekspozita me fotografi e dokumente “Shenjtorja nga Shkupi – Korrespondenca”, që i kushtohet 106 vjetorit të lindjes së
Gonxhe Bojaxhiut, si një aktivitet që paralajmëron edhe shenjtërimin e saj, të paralajmëruar për më 4 shtator të këtij viti.
Ekspozita e përgatitur nga SHHSHM, në bashkëpunim me ITSHKSH-
Shkup, Institutin Shqiptar në St.Galen të Zvicrës,
Arkivin Shtetëror të Lucernit në Zvicër,
Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar në Tiranë, Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, dhe Shoqatën Zvicër-Shqipëri, nxjerr në pah aspekte të reja të jetës dhe veprës së shenjtores së ardhshme shqiptare.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë në Galerinë Kombëtare të Arteve “Hamami i Daut Pashës” në
Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2016,
ora 22:16