Hapen negociatat për Maqedoninë, ngec Shqipëria
Maqedonia e Veriut ka gjasa të fitojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për të filluar bisedimet e anëtarësimit, thonë diplomatët ne nje shkrim te REUTERS, por fqinji i saj ballkanik Shqipëria përballet me kundershtimin në Francë, Gjermani dhe Hollandë.

Pavarësisht nga retorika e BE-së se blloku duhet të pranojë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të çimentuar rrugën e tyre evropiane dhe për të kompensuar ndikimin kinez dhe rus, ndjenja anti-imigracioni ka ngritur dyshime në disa shtete të BE-së veriore.

Mbështetur nga një numër i qeverive të BE dhe Komisionit Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin shpresuar që ministrat e Evropës do të jepnin vote pro në bisedimet e anëtarësimit në një takim qe pritet të martën e ardhshme në Luksemburg.

Kjo do të kishte hapur rrugën për aprovim nga udhëheqësit e BE në një samit në Bruksel më 20-21 qershor.

Por asnjërit vend nuk do t’i jepet dritë jeshile ne ate kohe, thane diplomatët dhe zyrtarët e BE për Reuters, edhe pse 13 vende të BE, duke përfshirë Italinë dhe Poloninë, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioni kanë bërë publike thirrje për fillimin e negociatave zyrtare.

Tani, marrëveshja e fundit është të arrihet një pakt midis qeverive të BE në shtator, por vetëm për Maqedoninë e Veriut, e cila gjithashtu është e vendosur të bashkohet me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në 2020.

“Maqedonia e Veriut ka një shans të mirë (për bisedimet e anëtarësimit në BE), duke pasur parasysh zgjidhjen historike të çështjes së emrit të saj”, tha një zyrtar i lartë i BE duke iu referuar një mosmarrëveshjeje të vjetër me Greqinë që bllokoi rrugën e saj drejt BE dhe aleancës së NATO-s .

Ndryshimi i emrit nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë Veriore ka gjasa të bindë Parisin, Berlinin dhe Hagën për të mbështetur bisedimet e BE.

“Por Shqipëria është ende një çështje e madhe për disa qeveri. Nuk është aspak premtuese”- tha zyrtari, emri i te cilit nuk permendet.

Perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Europës, sipas Transparency International, Shqipëria – e cila tashmë është anëtare e NATO-s – ka bërë përparim të kufizuar vetëm në luftën kundër pastrimit të parave, thonë zyrtarët e BE dhe SHBA, pavarësisht nga shkarkimi qe u eshte bere gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar.

Katër vende të tjera të Ballkanit Perëndimor – Bosnja, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi po kërkojnë gjithashtu anëtarësimin në BE.

NDALOHET HYRJA?
Në qershor të vitit 2018, Franca dhe Holanda bllokuan papritur fillimin e bisedimeve të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar më shumë reforma. Diplomatët thanë se masa reflektoi shqetësimet rreth ndikimit në votuesit në zgjedhjet e BE në maj 2019.

Me zgjedhjet e Parlamentit Europian nga rruga, Franca dhe Hollanda pritej të binin në vijë, ndërsa selia e BE ftoi në Bruksel Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentin e Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski.

Në një vizitë në Bruksel më parë këtë muaj, Sokol Dedja tha se ishte koha për bllokun të ndalonte përdorimin e nevojës për reforma përgatitore “si një mënyrë për t’i mbajtur vendet jashtë Bashkimit Evropian”.

Bisedimet e anëtarësimit në BE, të cilat zakonisht zgjasin deri në një dekadë, janë një proces de facto reformash për t’i sjellë kombet deri në nivelet e BE.

Pavarësisht fitoreve te se djathtes ekstreme në Itali, Poloni dhe Hungari, ne zgjedhjete BE, bisedimet për anëtarësimin e ardhshëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk duket se luajnë në duart e atyre që premtojnë të ndalojnë emigracionin. Partitë franceze dhe holandeze të ekstremit të djathtë kanë humbur vendet në krahasim me ato qe kishin në 2014.

Megjithatë, më 11 qershor, parlamenti holandez miratoi një mocion kundër hapjes së bisedimeve me Shqipërinë, edhe pse nuk pati një lëvizje te ngjashme për Maqedoninë e Veriut.

Qeveria gjermane kërkon një dritë jeshile për Maqedoninë, por nuk ka asnjë marrëveshje për Shqipërinë, të cilën qendra e djathtë në koalicion e sheh si një shtet problematik. Dhoma e ulët e Bundestagut ka rënë dakord të shtyjë çdo vendim deri në shtator.
Shtuar më 15/06/2019, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori