Hapen dyert e rastit "Kumanova"
Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar dëgjimi i dëshmive materiale të Prokurorisë Publike për 37 të akuzuarit nga Grupi i Kumanovës, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura.

Rihapja e këtij procesi gjyqësor për mediat bëhet pas një periudhë tre mujore, gjatë të cilës Prokuroria e shtetit ka prezantuar audio-materialet e pjesëtarëve të këtij grupit nga fillimi i muajit janar 2015 e deri pas datës 10 maj.

Vitin e kaluar në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë ku për pasojë mbetën 8 policë të vdekur nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërsa humbën jetën 10 antarë të grupit të armatosur. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori