Han refuzon të takohet me protestuesit e VMRO-së
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, nesër nuk do të takohet me përfaqësuesit e të ashtuquajturës iniciativë qytetare "Për Maqedoni të përbashkët", të cilët nën organizim të personave të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, protestojnë kundër Platformës Shqiptare.

Lajmin e ka knfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, duke shktuar se ai do të takohet vetëm me përfaqësues politik.

"Han do të takohet me partitë politike. Është e vërtetë se ka edhe tjera kërkesa dhe shpesh kur udhëton në vend, ne mundohemi që të takohemi me sa më shumë bashkëbisedues, duke i përfshirë edhe ato të shoqërive civile, megjithatë këtë herë eurokomesari do të takohet vetëm me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, pasi që agjenda e tij nuk lejon më shumë", ka thënë Kocijançiç. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2017, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Zjarrfikesi pas fikjes se zjarrit ne katin e nendheshem te Bibliotekes Kombetare

Zjarrfikesi pas fikjes se zjarrit ne katin e nendheshem te Bibliotekes Kombetare