Han: Lajme të mira vijnë nga Maqedonia
Komisioneri për negociata e për zgjerim i Bashkimit Europian Johanes Han, përshëndet marrëveshjen midis katër partive politike në Maqedoni.

Në një postim në llogarinë e tij personale në rrjetin social "Twitter" Han shkruan: “Lajme të mira nga IRJM: partitë politike arritën marrëveshje për çështjet e hapura në bisedimet për marrëveshjen e Përzhinës.

Hap i rëndësishëm drejt përfundimit të krizës politike. Tani duhet të ruhet momenti: zbatimi i plotë i reformave kyçe për progres të qëndrueshëm”.

Sipas mediave Maqedonase, Han porositi se përfundimisht vijnë “lajme të mira nga Maqedonia”, duke shtuar se kjo marrëveshje e cila paraprin mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, është “hap i rëndësishëm drejt përfundimit të krizës politike”. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2016, ora 11:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori