Han fillon vizitën në Shkup, takohet me kryeministrin Dimitriev
Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, ka filluar takimet e parashikuara në agjendë lidhur me situatën para formimit të qeverisë së re në Maqedoni.

Ai është takuar me kryeministrin, Emil Dimitriev, me të cilin ka biseduar për situatën në vend pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Me anë të një postimi në "Twitter", Han ka shkruar "E filluam ditën në Shkup duke biseduar me kryeministrin Dimitriev. Më pas pritet një takim me ministrat në vend nga Ballkani Perëndimor për përforcim të lidhjes energjetike". /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori