Haliti takon ambasadorin e SHBA në Shkup
Nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë Rafiz Haliti e uroi ambasadorin Bejli për emërimin e tij si Ambasador i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë duke theksuar se bashkëpunimi i mirë në mes Parlamentit të Maqedonisë dhe Ambasadës së SHBA-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale politike, marrëdhënieve ndëretnike, dhe se shqiptarët janë mirënjohës për vendin mik të Maqedonisë siç është SHBA që çdo herë ka mbështet vendin tonë në rrugën drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE.

Nënkryetari Haliti e njoftoi ambasadorin Bejli, se si me ambasadorët e mëparshëm gjithashtu edhe me z. Xhes Bejlin do të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm.

Nënkryetari Haliti e njoftoi ambasadorin Bejli se prioritet i Republikës së Maqedonisë mbeten anëtarësimi në strukturat e NATO-s dhe BE-s, dhe e rëndësishme në këtë Periudhë është ruajtja e stabilitetit dhe paqes në vend.

Ambasadori Bejli tha se SHBA e vërteton mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2015, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori