Haliti, drejtor i Postave të Maqedonisë
Ish nënkryetari i Parlamentit Rafiz Haliti do të udhëheq më Postat e Maqedonisë.
Pasditen e së mërkurës në mbledhjen e kryesisë partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim u vendos që “Mësuesi” të marrë këtë post duke zëvendësuar Ejup Rustemin po nga kjo parti.

Partia e Ahmetit në mbledhjen e kryesisë qendrore ka caktuar edhe emrat e zëvendësministrave të rinj në mandatin katërvjeçar.

Xhelal Bajrami-zëvendësministër të Punëve të Brendshme
Tahir Hani-zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve
Safet Neziri-zëvendësministri i Arsimit.

Zv/ministrit të financave ende nuk është caktuar nga BDI-ja por dihet që do t’i përkasë Likovës dhe flitet për Beqir Saqipin, ish kreu i komunës së Likovës. /albeu.com/


Shtuar më 21/07/2011, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori