Halili: Dekriminalizimi i institucioneve në Maqedoni, prioritet i qeverisë së re
Kriza politike në Maqedoni është thelluar së tepërmi, ndërsa analisti ekonomik Arben Halili, thekson se ekonomia është ajo që do t'i ndjejë pasojat për një kohë të gjatë.

Sipas tij, nëse në kohë të shkurtë nuk formohet qeveria e re, kjo do të thotë një vit shtesë për mos rimëkëmbjen e ekonomisë.

"Ne kemi humbur të gjitha hapat me vendet e rajonit, kemi ndaluar në procesin e integrimit në BE, në NATO, tani kemi edhe politikë jostabile dhe nëse kjo vazhdon edhe pak, për fat të keq askush nuk do të jetë mirë këtu", deklaroi Halili, duke shtuar se qeveria e re duhet të fokusohet në dekriminalizimin e institucioneve shtetërore. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori