Halil Snopçe, kandidati më i përfolur i LR PDSH-së në komunën e Gostivarit
Gara në komunën e Gostivarit pritet poashtu të jetë mjaft e nxehtë për shkak të taboreve të ndryshme nga partitë shqiptare se cila do e fitojë këtë komunë mjaft të rëndësishme dhe strategjike tek pjesa shqiptare, transmeton Zhurnal.mk

Këtë komunë e synojnë tashmë gati gjitha partitë shqiptare që po bëhen pjesë e garës në zgjedhjet komunale që pritet të mbahen më 15 tetor të këtij viti.

Kështu, LR PDSH-ja e Ziadin Selës në këtë komunë përflitet se mund të garojë me kandidatin e saj i cili është asistent profesor në UEJL të Tetovës.

Halil Snopçe, i punësuar si profesor në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë në UEJL në Tetovë përflitet si një nga kandidatët më serioz për komunën e Gostivarit nga partia e Selës.

Snopce është njohës i mirë i gjuhës angleze, turke dhe serbokroate ndërkohë që në politikë ka pak kohë që ka nisur aktivitetet e tij në kuadër të LR PDSH-së. /zhurnal/
Shtuar më 20/08/2017, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori