Hakmarrja? Shkak i vrasjes së Dilaver Bojkut (VIDEO)
Sipas portalit maqedonas MKD.mk si shkak për vrasjen e Lekut mendohet të jetë hakmarrja.

Bashkim Bojku 45 vjec dhe Ermin Bojku 30 vjec, vëllai dhe djali i të ndjerit Dilaver Boiku-Leku, u dënuan për vrasjen e Fitim I. 23 vjec, kushëriri i një nëpunësi në komunën e Strugës, ngjarje e cila ka ndodhur dhjetorin 2015 në fshatin Dollna Belica të Strugës.

E gjitha gjeneza mendohet të ketë nisur kur Zijadin Sela kryetar i Strugës filloi më prishjen e terasave në Strugë ndërsa Bojku u bë krahu i djathtë e Menduh Thacit për Strugën dhe kërcënoi me vrasje Zijadin Selën, dhe konfliktet dhe urretjet mes tyre vazhduan.

Por kjo vetëm mund të jetë një pistë dyshimi pasi Bojku me punët e tij të ndryshme ndoshta ka patur edhe konflikte tjera që nuk janë të njohura për opinionin.

Para 15 viteve Bojku fitoi epitetin “Bosi ballkanik i prostitucionit” që më pas rezultoi me burgosjen e tij, me dënime minimale që i mundësuan edhe ikjen nga Maqedonia. Më pas u arrestua në Mal të Zi, duke u ekstraduar përsëri në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2017, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori