E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Hakerët shqiptarë sulmojnë faqe të institucioneve në Maqedoni
Grupi i hakerëve shqiptarë, i njohur si "Kosova Warriors Group" ka sulmuar faqen e Institutit për Akreditim në Republikën e Maqedonisë dhe bllokoi faqen e Byros Mjeko Ligjore në Maqedoni. Shkaku këtij veprimi të hakerëve shqiptarë është vënia e taksave për Kosovën nga shteti i Maqedonisë.

KWG paralajmëron se nëse Maqedonia fillon të sillet keq, do të pasojë rrënimi i të gjitha faqeve të institucioneve të Maqedonisë.

"Mjaft me Ofendime me dhune ndaj Shqiptareve, Maqedonia është pjesë e Shqipërisë Etnike!

Ne jemi në mbrojtje të vëllezërve ton që jetojnë në Maqedoni, poshtë policia maqedonase, ne jemi shqiptar përjetë, Mendoni që bëni ndonjë gjë duke djegur flamurin shqiptarë, një popull i vjetër si ILIRET "Shqiptarët" gjithmonë do mbetemi kryengritur, Ne nuk lejojmë asnjëherë që ta fyeni fenë myslimane, ju bijtë e ku.., ju jeni vëllezërit e Serbisë".

Janë këto mesazhet e hakerëve shqiptarë të shkruara në faqen e Institutit për Akreditim në Republikën e Maqedonisë, shkruan Lajm.

Sipas hakerëve shqiptarë, faqet e sulmuara nga ta janë këto: http://iarm.gov.mk/ - Instituti për Akreditim në Republikën e Maqedonisë, dhe faqen: http://www.bsv.gov.mk/ - Byroja Mjeko Ligjore në Maqedoni. Grupi i hakerëve bën me dije se në këtë faqen e fundit ia kanë dalë që të fshijnë gjithçka. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori