Hajndëll nuk do të takohet me Ivanovin
Përfaqësuesi special gjerman për Maqedoninë, Johanes Hajndëll, nesër do të mbërrijë në Shkup. Kështu kanë konfirmuar nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Parashikohet që në agjendën e tij janë takimet me katër liderët e partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ambasadorin e SHBA-së dhe atë të BE-së, shkruan Portalb.
Mirëpo, në këtë njoftim nuk është e shkruar se Hajndëll do të ketë takim me presidentin Ivanov.

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Vallter Shtajnmaer, javën që shkoi, Johanes Hajndëllin e ka emëruar përfaqësues special për Maqedoninë i cili do të duhet të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës politike.

Përfaqësuesi special, ashtu siç është publikuar në postimin e MPJ-së gjermane, në koordinim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, do të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës./Albeu.com/

Shtuar më 11/05/2016, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori