Hajndëll: Marrëveshje duhet të ketë përpara pushimeve verore
I dërguari special i Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Hajndëll, është shprehur se "marrëveshja për tejkalimin e krizës politike patjetër duhet të ketë sa më shpejtë, përpara fillimit të pushimeve verore. Për Maqedoninë është e rëndësishme që kriza të tejkalohet sepse nuk është e mirë për investitorët të cilët i janë të nevojshëm ekonomisë së Maqedonisë".

I pyetur se suksesi i vizitës së tij në Shkup a është në pikëpyetje, pasi që nuk ka arritur që të takohet me liderit e VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ai ka thënë se përgjegjësia është e liderëve politik.

"Më ka informuar se është në udhëtim privat. Roli im është ndërmjetësimi, ndërkaq përgjegjësia për gjendjen politike është e liderëve dhe nga ata varet suksesi i procesit për tejkalimin e krizës politike", deklaroi Hajndëll.

Bisedimet për tejkalimin e krizës politike po vazhdojnë, Hajndëll dje ka realizuar takime me liderët e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së; Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi; dhe me delegacionin partiak të VMRO – DPMNE-së.

Edhe sot do të qëndrojë në Maqedoni i deleguari special gjerman. Kjo vizitë e Hajndëllit është e katërta për një periudhë të shkurtër. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2016, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori