Hajndëll: Këto ditë mblidhet Parlamenti, Gruevski dhe Mijallkov mund të përfundojnë në burg
Kriza e thellë politike në Maqedoni po shkon drejtë zgjidhjes. Kjo për shkak të presionit të fuqishëm të diplomatit gjerman Hajndëll në takimet e fshehta jashtë syve të opinionit, ish kryeministri, Nikolla Gruevski mësohet se ka pranuar që përfundimisht presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov të tërheq vendimin për falje, ku kryesisht janë funksionar të lartë të VMRO-DPMNE-së shkruan Zhurnal.

Sipas burimeve mësohet se Gruevski para diplomatit gjerman ka pranuar që të ndërhyjë te presidenti, Ivanov për shkak se ky i fundit president është bërë dy mandate me votat e VMRO-DPMNE-së. Vendimi për falje nga Ivanov do të tërhiqet deri më 15 maj.

Ndërkohë këto ditë kryetari i Parlamenti i Maqedonisë, Trajko Veljanovski do të organizojë një mbledhje urgjente ku deputetët e katër partive më të mëdha na Maqedoni, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH do të votojnë që të shfuqizohet vendimi i fundit i Parlamentit për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor. Me këtë vendim të Parlamentit zgjedhjet do të shtyhen në afat të pacaktuar, mirëpo paralelisht presidenti Ivanov do të tërheq vendimin për falje.

Këto dy vendime, do të debllokojnë krizën politike në Maqedoni, ndërsa funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së duhet të përgjigjen para prokurorisë speciale për të gjitha krimet dhe veprat penale që kanë bërë gjatë 10 viteve të fundit në Maqedoni, shkruan Zhurnal.

4 partitë më të mëdha në Maqedoni të drejtuara nga Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Menduh Thaci në koordinim me faktorin ndërkombëtar do të gjejnë modalitetin që në Maqedoni të formohet një qeveri e re teknike e cila do të realizonte obligimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinos, ndërsa janë të obligueshme të realizon pasi ka dhënë garanci Brukseli dhe Uashintoni zyrtar.

Mirëpo, në Maqedoni, dy muajt e fundit kriza politike është thelluar edhe më shumë për shkak se presidenti Ivanov nën presion të VMRO-DPMNE-së vendosi që të fal mbi 50 persona të cilët dyshohet se kanë kryera vepra të rënda penale gjatë 10 viteve në Maqedoni në koordinim me ish kryeministrin, Nikolla Gruevski.

Ndërkohë gjatë publikimit të “bombave” të Zaevit u bë e qartë se Gruevski së bashku me Sasho Mijallkov dhe në bashkëpunim me Gordana Jankullovskën dhe Mile Janakievskin qëndrojnë pas të gjitha projekteve në pushtetin e VMRO-DPMNE-së./Albeu.com/

Shtuar më 10/05/2016, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori