Hajndëll "kërcënon" Gruevskin: Do të largohen investitorët e huaj
I dërguari i posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johanes Hajndëll, sërish ishte në Shkup, duke realizuar kështu vizitën e tij të katërt, brenda një kohe të shkurtër.

Por rekomandimet dhe sugjerimet e vizitës së fundit të tij kanë qenë më të drejtpërdrejta dhe më të ashpra.

Burime anonime të Portalit Albeu.com mësojnë se në takimin me VMRO-DPMNE, Hajndëll e ka thënë në mënyrë të prerë se moszgjidhja e krizës do të shkaktojë largimin e investitorëve të huaj, ndërsa të njejtën një e ka përsëritur edhe në intervistën e dhënë për Alsat-M, edhe pse në formë më diplomatike.

"Investimet dhe kapitali i huaj shkojnë atje ku paratë investohen mirë dhe të sigurta. Me këtë nënkuptohet një shtet funksional juridik, stabilitet politik dhe luftë kundër korrupsionit. Në këtë bie edhe perspektiva pozitive për të ardhmen. Këto janë faktorët ku Maqedonia duhet të nxjerrë në pah kur kërkon investime të huaja. Nëse jemi real dhe të sinqertë, duhet të vijmë në përfundim dhe të pranojmë se Maqedonia për shkak të krizës, në krahasim me vendet tjera, është humbëse në terren", tha Hajndëll. /albeu.com/

Shtuar më 07/07/2016, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori