Hajndëll ka një mesazh për liderët partiak
I dërguari special nga Gjermania, diplomari Johanes Hajndell pas vizitës dy ditore në Maqedoni dhe takimet e tij me krerë të institucioneve më të larta në vend dhe liderë partiak, ka deklaruar se ka dalje për krizën politike, dhe ky është lajmi i mirë. Është marrëveshja, principet dhe rregullat janë itinerar për demokraci dhe euro integrime. Ka marrëveshje, por lajmi i keq është se procesi është bllokuar, derisa koha po kalon. “Vlerësimi im është se Marrëveshja e Përzhinos duhet të riafirmohet, sepse garanton kornizë për procesin dhe përparim në proceset euro-atlantike” ka theksuar ai.

Ai gjithashtu rekomandon 3 pika që duhet të aplikohen. “E para, partitë ta bëjnë atë që duhet bërë, për zgjedhje fer dhe demokratike. E dyta, Prokurorisë Speciale Publike t’i mundësohet punë pa obstruksione dhe e treta, partitë të vazhdojnë dialogun pa anulime. Është e nevojshme që liderët e partive politike ta vendosin interesin shtetëror si parësor dhe t’i prijnë zhvillimit të shtetit dhe t’i realizojnë reformat”, porositi Hajndëll./Albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori