Hajdutët vjedhin pasaportat e ambasadorit maqedonas në Athinë
Hajdutët në Athinë kanë vjedhur pasaportat diplomatike maqedonas në Greqi Darko Angelov dhe të bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar në rezidencën diplomatike të Maqedonisë në Athinë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sipas policisë, mësohet se ambasadori dhe familja e tij nuk kanë qenë në shtëpi gjatë kohës që hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e tyre duke vjedhur sende me vlerë si dhe pasaportat e tyre.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Greqisë ka vënë në dispozicion disa ekspertë për kapjen dhe dënimin e hajdutëve. /albeu.com/

Shtuar më 07/02/2017, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori