Hajdëll nesër vjen sërish në Maqedoni
I dërguari specialMaqedoni, Johanes Hajndëll do të vijë sërish në Shkup. Ai do të takohet me liderët e katër partive politike, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos.

Ky është takimi tretë i Hajndëllit në Maqedoni në një muaj. Gjatë takimit të fundit më 19 maj, ai ka kërkuar që të krijohet kushte për punë të papenguar të Prokurorisë Speciale, ndërkaq të dyshuarit e aferës së përgjimeve të përgjigjen përpara ligjit, shkruajnë mediat maqedonase.

Ai ka theksuar se partitë politike duhet të bëjnë përpjekje që t’i zbatojnë reformat e duhura për të cilat nuk ka shumë kohë.
Përfaqësuesi special, në koordinim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, do të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës.

Shtuar më 06/06/2016, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori