Haindl takon Ivanovin: Maqedonia duhet patjetër të ketë institucione shtetërore funksionale
I dërguari special gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, në fund të qëndrimit të tij në Maqedoni ka takuar presidentin maqedonas Gjorge Ivanov, me të cilin nuk u takua javën e kaluar.

Në deklaratën e përbashkët të tyre ai tha se Maqedonia duhet patjetër të ketë institucione shtetërore funksionale të cilat do të mund që në mënyrë profesionale, efikase dhe në kohë, t’i përgjigjen përballjes dhe parandalimit të kërcënimeve.

Në këtë drejtim, edhe i dërguari special Haindl dhe presidenti Ivanov theksuan se të gjithë politikëbërësit, duhet të tregojnë përgjegjësi, konstruktivitet dhe ndërgjegje të lartë për interesat e qytetarëve dhe të shtetit.

Kryetari Ivanov tha më tej se do të vazhdojë që të veprojë ashtu siç urdhërojnë Ligjet dhe Kushtetuta e vendit, ndërkaq në takim u shkëmbyen mendime edhe për situatën me krizën e refugjatëve./Albeu.com/
Shtuar më 19/05/2016, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori