Haindl sot në Shkup, ja agjenda
Ndërmjetësuesi gjerman për zgjidhje e krizës politikeMaqedoni, Johannes Haindl sot do të takohet në Shkup me aktorët politik për të lëvizur para sfidën diplomatike që i është dhënë tij nga ministri i jashtë gjerman Frank Walter Steinmeier.

Mësohet se Haindl do të takohet me kryeministrin aktual Emil Dimitriev, presidentin Gjorgje Ivanov, prokuroren speciale Katica Janeva, ministrin e punëve të jashtme Nikolla Poposki dhe të gjithë nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos në Maqedoni.

Ndërkohë, tema e bisedimeve dihet se do të jetë kriza politike dhe zgjidhja e saj por se çfarë do të kërkoj Haindl nuk dihet ende. Ajo që e lehtëson zgjidhjen e krizës në Maqedoni është edhe heqja e faljeve të 56 funksionarëve shtetëror nga presidentin Ivanov. Kjo ka qenë kërkesa e ndërmjetësuesit Haindl në takimin e kaluar./Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori