Mbështetësi i Berishës bën gafën epike: Më 6 mars, votoni për Lulzim Bashën! (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot në Vorë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për këtë bashki, Lulzim Vranën.

Mirëpo një gafë ka ndodhur gjatë prezantimit, ku përfaqësuesi i “Shtëpisë së Lirisë” thotë se kandidati ynë është Lulzim Basha.

“Së bashku në datën 6 mars të nxjerrim kandidatin tonë z. Lulzim Basha” është shprehur ai, por e ka kuptuar menjëherë gafën, duke vijuar: “z. Lulzim Vrana, kryetarin e bashkisë së Vorës”.


Shtuar 10.02.2022 17:54