Hahn po lufton për hapjen e negociatave të Maqedonisë
Eurokomesari për zgjerim Johanes Han në një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ka tentuar të nxisë vendim pozitiv për dhënien e pëlqimit që Maqedonia e Veriut të fillojë negociata për anëtarësim.

Deri në këto momente nuk ka detaje nga takimi.

Kur na ndajnë rreth dy javë nga takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare, akoma nuk dihet qëndrimi i tyre përfundimtar për Maqedoninë e Veriut.

Takimi i një dite më parë i kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel duket se nuk ka ndryshuar asgjë.

“Më shumë vende anëtare të BE-së refuzojnë fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan gazeta austriane “Die Presse” e cila më tej vazhdon se “të parat, Franca dhe Holanda fuqishëm kundërshtojnë fillimin e negociatave më të dyja vendet”.

Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker pas takimit Zaevin pranoi se disa vende akoma janë kundërshtare të hapjes së negociatave tani.

“Unë e di se disa shtete anëtare kanë shqetësime. Unë do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për t’i bindur ato.”- deklaroi Zhan Klod Junker, President i Komisionit Evropian

Junker megjithatë kishte theksuar se në bazë të fakteve objektive, Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapin e radhës.

Me eurokomesarin Han ishin takuar edhe përfaqësues të VMRO-DPMNE-së të cilët kishin shprehur shqetësimet për funksionimin e institucioneve në vend dhe ngecjen e reformave, por nga ana tjetër, kishin kërkuar fillim të negociatave për anëtarësim.
Shtuar më 05/06/2019, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori