"Hahn nuk ka lidhje me realitetin"
"A e zgjidhi krizën komisioneri Hahn?". Kjo ishte pikëpyetja të cilin EU Observer e kishte vendosur si titull për deklaratat kontroverse të eurokomisionerit Johannes Hahn për zgjedhjetMaqedoni.

Zyrtari i lartë i Brukselit është kritikuar ashpër nga ish-diplomati bullgar Nikolla Dimitrov dhe ish-ambasadori i BE-së, Ervan Fuere.

Sioas artikullit, nuk është hera e parë që Hahn bën deklarata kontroverse. Më 15 shkurt ai vuri në pikëpyetje shkeljen e lirive të mediave në Serbi duke dhënë përshtypjen e dikujt që nuk ka lidhje me realitetin.

"Komisioneri, më shumë se gjithë të tjerët, duhet të dijë se çështja e mediave, financimi i partive politike dhe aftësia e tyre që të drejtojnë një fushatë pa presione si dhe përdorimi i fondeve shtetërore nga partia në pushtet, gjithashtu janë një vlerësim i standardeve demokratike", thuhet në artikull dhe plotësohet se zgjedhjetMaqedoni janë problematike që nga viti 2006 kur Gruevski erdhi në pushtet. Marrëveshja e 2 qershorit, e arritur me ndërmjetësim të BE-së, thotë se zgjedhjet duhet të mbahen për 10 muaj, pasi paraprakisht duhet të bëhen reforma, si pastrimi i listave të zgjedhësve. Por, në Maqedoni patjetër duhet të bëhet shumë më shumë, patjetër duhet të dekontaminohet i gjithë sistemi politik, për të cilin nevojitet kohë", shkruajnë Dimitrov dhe Fuere, citon Zhurnal.

Opsioni për qeveri kalimtare për disa vende të ministrave për opozitën, por nën kontrollin e Gruevskit dhe partisë së tij është e ngjashme sikur lëvizja e karrikeve të një anije që po fundoset, thuhet në artikullin e EU Observer.

Sipas saj, zgjidhja e krizës duhet të shkojë më thellë se lufta mes dy taboreve politike. Qeveria kalimtare duhet të përfshijë njerëz jashtë këtyre dy blloqeve dhe asesi nuk guxon të përfshijë në të, zyrtarë të pushtetit të cilët u demaskuan me skandalin e përgjimeve. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2015, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori