Putin: Rusia mund të marrë asetet e kompanive të huaja

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë konferecës për media, tha se qeveria ruse mund të marrë përsipër asetet e kompanive të huaja që tërhiqen nga Rusia.

Ai shtoi se Rusia mund të “fusë menaxhimin e jashtëm” të atyre bizneseve që mbyllin objektet e tyre të prodhimit, dhe më pas “të dorëzojë këto ndërmarrje tek ata që janë të gatshëm të punojnë”.

“Ne do të gjejmë një mënyrë ligjore për ta bërë këtë,” tha ai.

Gjithashtu mësohet se Putin do të takohet të premten në Moskë me liderin bjellorus Alexander Lukashenko, raporton agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta.

Sipas Belta, Lukashenko dhe Putin do të diskutojnë çështje aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimin e bashkëpunimit të Shtetit Union të Rusisë dhe Bjellorusisë, bashkëpunimin ekonomik nën presionin e sanksioneve, si dhe situatën në rajon dhe Ukrainë.

Bjellorusia është një aleat i Rusisë dhe po përdoret si një pikë nisjeje për trupat ruse në Ukrainë./albeu.com


Shtuar 10.03.2022 16:29