Eliminimi nga Champions, Mbappe: Moment i vështirë, e kishim objektiv trofeun

Kylian Mbappe ishte një nga lojtarët më të mirë për PSG, në dy ndeshjet ndaj Real Madrid. Megjithatë forma e sulmuesit francez, nuk mjaftoi për t’i siguruar skuadrës së tij kualifikimin.

Pas eliminimit nga Champions League, Mbappe është shfaqur i zhgënjyer, duke thënë se fitimi i trofeut ishte objektivi i skuadrës.

“Është një moment i vështirë. Champions League ishte qëllimi ynë kryesor, por dështuam.

Sezoni nuk ka mbaruar dhe nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, ne do të jemi të bashkuar dhe të vendosur deri në ndeshje e fundit. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. Ky është Parisi.


Shtuar 10.03.2022 22:29