Hahn mesazh liderëve të Maqedonisë: Mos nxisni tensione ndëretnike
Eurokomisioneri Johannes Hahn dhe tre eurodeputetët, Kukan, Vajgl, Flankeschtein, të cilët do të takohen sot me liderët e subjekteve politike në Maqedoni, në kuadër të krizës politike, i ka dhënë një mesazh politikanëve.

"Në rrugë drejt Shkupit, Johannes Hahn, Eduar Kukan, Knut Flankeschtein, Ivo Vagl. Mesazhi: Respektoni demokracinë dhe shumicën parlamentar, mos nxisni tensione ndëretnike", shkruhet në mesazhin e Hahn, bashkangjitur një fotoje nga avionit.

Sipas agjendës eurokomisionerit, ata do të diskutojnë me krerët e partive politike për krizën politike dhe për hapat e mëtejshëm për formimin e qeverisë së re. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2017, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori