Hahn mbledhje urgjente për Maqedoninë me Vajgl, Hovit dhe Kukan
Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, mëngjesin e ditës së sotme ka organizuar një takim urgjent me ndërmjetësuesit e Marrëveshjes së Përzhinos, Riçard Hovit, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan, pas vendimit të djeshëm të presidentit Ivanov që t’i ndalojë të gjitha proceset gjyqësore kundër politikanëve, njofton Portalb.

Lajmin e ka bërë të ditur Hovit në profilin e tij në Twitter, i cili përveç fotografisë së takimit, ka shkruar se së shpejti pritet deklaratë nga takimi./Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori