Hahn: Gjendja e mediave në Maqedoni është shqetësuese
Eurokomisari për zgjerim, Johannes Hahn ka thënë se liria e mediave ka qenë dhe ngelet njëra prej prioriteteve të agjendës reformuese të Komisionit Evropian në bashkëpunim me Maqedoninë në korniza të marrëveshjes për stabilizim dhe asocim.

Hahn këto komente i ka bërë duke iu përgjigjur letrës së presidentit të Federatës Evropiane të Gazetarëve, Mogens Bjergard, në fund të muajit shkurt ku me kërkesë të SHGM insistohej nga Komisioni Evropian që të angazhohet më shumë për reformat mediale në Maqedoni, si parakusht për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe kredibile, shkruan Zhurnal.mk.

Në njoftimin e SHGM-së thuhet se komisari Hahn thekson se liria e shprehjes është njëra prej sferave të përfshira në listën e prioriteteve urgjente të përgatitura nga Komisioni Evropian pas publikimit të skandalit të përgjimeve.

“Gjatë të gjitha kontakteve tona në mënyrë të vazhdueshme kemi përmendur se e drejta e medieve është që të përcjellin informacione dhe ide nga interesi publik dhe e drejta e opinionit që t`i marr ato nuk guxon që të ndikohet politikisht duke u përzier në politikën redaktuese dhe punën e gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, ka shkruar Hahn në letër./Albeu.com/
Shtuar më 19/04/2016, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori