Hahn: Jemi të pafuqishëm për të ekstraduar Gruevskin
Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han sot në mëngjes para fillim të Këshillit të ministrave për Punë të Jashtme të BE-së theksoi se nuk beson se Nikolla Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria në Maqedoni.

I pyetur se a i përkrah amendamentet e Parlamentit Evropian në raportin e Maqedonisë në të cilat kërkohet Hungaria ta kthejë Gruevskin në Maqedoni, ai u përgjigj “shpresoj se do të ndodhë, por nuk është shumë e besueshme sepse këto dy vende nuk kanë marrëveshje, por e kuptoj pozitën e Parlamentit Evropian”.

Han deklaroi se me ministrat Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska javën e kaluar kanë folur për “rrugën përpara” të Marrëvshjes së Prespës në javët e ardhshme, si dhe për reformat që duhet të zbatohen që Maqedonia të marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian.
Shtuar më 10/12/2018, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori