Hahn: I kënaqur me përkushtimin e qeverisë së re për reformat kryesore
Eurokomisioneri Hahn ka dhënë vlerësimin e parë të tij pas takimit me Kryeministron Zoran Zaev dhe kabinetin e tij qeveritarë në mbledhjen qeveritare.

Përmes profilit të tij zyrtar në Twitter, Hahn thotë se kanë shkëmbyer gjëra të mira dhe të rëndësishme në lidhje me axhendën reformuese.

Ai shprehet i kënaqur që në Maqedoni gjen përkushtimin e qeverisë së re në drejtim të reformave.

Hahn shpreh gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta mbështetur Maqedoninë në zbatimin e reformave urgjente dhe kthimin në rrugën euro-atlantike. /albeu.com/

Shtuar më 26/06/2017, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori