Hahn i dorëzon Maqedonisë një “Udhërrëfyes” për reformat
Kryeministri Zoran Zaev në konfrenecën e përbashkët për media me komisarin evropian Johannes Hahn, është shprehur se qeveria e Maqedonisë së bashku me mysafirin nga Brukseli, kanë precizuar një dokument për reformat që duhet të zbatohet.

Sipas Zaevit, perspektivat evropiane nuk janë më një e largët.
“Nëse zbatimi i reformave rrjedh ashtu siç është plani, BE duhet të japë vlerësim pozitiv”.

Zaev tha se bëhet fjalë për dokument me emrin “Udhërrëfyes”, i cili deri më 1 korrik duhet të rrumbullakësohet, përkatësisht të përfundohet dhe të publikohet në opinion. /albeu.com/

Shtuar më 26/06/2017, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori