Hahn: Gruevski kryeministër, Zaev kundër
Hahn në takim me Gruevskin dhe Zaev
Takimi i Johannes Han me Nikolla Gruevskin dhe Zoran Zaev po zhvillohet në një atmosferë mjaft të tensionuar. Ai ka nisur që në orët e para të paradites së sotme dhe sipas informacioneve që vijnë, Zaev ka kundërshtuar ashpër propozimin që ka dhënë komisioneri i BE-së.

Propozimi lidhet me një qeveri kalimtare në të cilën kryeministër do të mbetet Gruevski dhe në të cilën do të participojnë katër partitë më të mëdha politike: VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, përcjell "Lajm".

Nëse nuk arrihet marrëveshje mes Gruevskit dhe Zaevit, ka gjasa të dështojë takimi i katër liderëve i paraparë për pasdite, ku duhet të marrë pjesë edhe vetë eurokomisari Hahn. /albeu.com/

Shtuar më 02/06/2015, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori