Hahn: E rëndësishme është zgjidhja e emrit me Greqinë
Eurokomisari për zgjerim fqinjësi të mirë, Johanes Hahn në një intervistë për “European Western Balkans”, thotë se BE i vlerëson përpjekjet e kryeministrit Zoran Zaev dhe qeverisë së tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë edhe Bullgarinë.

“Është me rëndësi që të gjendet zgjidhje e përbashkët rreth çështjes së emrit dhe rrugës që duhet të ecet para.

BE është e gatshme që të ndihmoj në këtë proces i cili po zhvillohet në Kombet e Bashkuara dhe të lehtësoj kontaktet nëse është e nevojshme.

Me qeverinë e re, së bashku me opozitën, duhet të fokusohet në zbatimin e reformave prioritare dhe Marrëveshjes së Përzhinos, që të kthehet vendi në rrugën e tij euroatlantike”, ka thënë Hahn.
Shtuar më 08/07/2017, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori