Hahn dhe Priebe nesër në Shkup në takim për reformat urgjente reformuese
Komisari evropian për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johannes Hahn nesër do të qëndrojë në Shkup për bisedime lidhur me planet për reforma të Qeverisë së re të Maqedonisë, si dhe për ta rikonfirmuar përkrahjen e Bashkimit Evropian për vendin në rrugën e reformave për t’u bërë anëtar i Unionit.

Është parashikuar që HahnShkup të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësues tjerë të Qeverisë, si dhe me liderët politikë të vendit.

Në deklaratën dhënë para ardhjes në Maqedoni, Han tha se vjen për t’i dhënë nxitje realizimit të reformave të cilat Brukseli pret që të zbatohen sa më shpejt, e që kanë për qëllim ta kthejnë vendin në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Në Maqedoni tashmë po qëndron edhe eksperti gjerman, ish-drejtori për zgjerim i BE-së Reinhard Priebe, i cili në ditët në vazhdim do të ketë takime me përfaqësues të lartë qeveritarë, lidhur me prioritetet urgjente reformuese, si dhe planin e aksionit të Qeverisë për realizimin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2017, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori