Hahn bën thirrje që të respektohen bashkësitë etnike në Maqedoni
Eurokomisioneri Johannes Hahn, gjatë një interviste për "Kanal 5", ka theksuar edhe një herë mesazhin e tij për partitë politike në Maqedoni, që të shpejtojnë për formimin e qeverisë së re, dhe të respektohen bashkësitë entike në Maqedoni.

Hahn gjithashtu bëri të ditur se nuk ka më kohë për formimin e qeverisë së re dhe se koha e humbur është në dëmin e qytetarëve.

"Ajo që e dëgjova në takimet e mia është se të gjithë janë përcaktuar për Kushtetutën dhe respektimin e saj.

Mendoj se është mer ëndësi që të gjithë ta respektojnë Kushtetutën dhe ajo që është e konsiderueshme, sipas meje është programi i qeverisë, kjo është vendimtare dhe për këtë partitë politiek dhe përfaqësuesit e tyre do të duhet që të bisedojnë.

Është e rëndësishme që të respektohen bashkësitë e ndryshme etnike në vend, të jetoni së bashku në mënyrë të qetë dhe të frytshme, dhe kjo do të thotë se duhet të respektoni njëri-tjetrin", tha eurokomisioneri Hahn. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2017, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori