Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë periudhës së luftes në Kosovë, Pandeli
Majko ka bërë thirrje për qetësi përmes Facebook-ut pas vrasjes së liderit të serbve në Kosovë, Oliver Ivanoviç.
Majko e ka cilësuar këtë si një punë të
atyre që nuk duan marrëdhënie të mira mes shqiptarëve dhe serbve.
"Vrasja e Oliver Ivanovicit, një prej zërave të fortë të serbëve të
Kosovës është një ngjarje e rëndë. Ajo vjen në favor të
atyre të cilët duan që mardhënia shqiptaro - serbe të jetë një krizë favorizuese e interesave joeuropiane"., - tha ai duke kërkuar që Ivanoviç të nderohet si një shtetas i
Kosovës.
"Vrasja e Ivanovicit është një akt kundër shtetit të
Kosovës dhe po aq antishqiptar. Shpresoj, që Kosova të nderoj Ivanovicin si humbjen e një shtetasi të vet. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj
atyre që presin të kundërtën"., vijoi
Majko. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018,
ora 17:33