Shpërbëhet grupi i trafikantëve
Ministria e Punëve të Brëndshme informon se në një aksion të kordinuar të policisë është shpërbërë një grup kriminelësh I përfshirë në tregti armësh, shkruan Albeu.com

MPB njofton se grupi është I përbërë me persona nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova.

Pas urdhërit gjyqësor janë kontrolluar gjithsej 13 lokacione ku janë arrrestuar F.A (39) , B.A (34), N.M (63), F.J (32), A.A (29), S.N (48), B.M (25) nga shkupi dhe XH.R (36) nga Tetova si dhe S.I (47) nga kumanova.

“Nga masat e ndërmara operative-taktike, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një pushkë gjuetie, 16 pistoleta, municion I kalibrit të ndryshëm, telefona celular dhe SIM kartela” njofton MPB.

Gjithashtu MBP shton se në aksion nuk ishin të vetëm pasi në ndihmë i kishin ardhur Byroja për Siguri Publike dhe Prokuroria Themelore Publike. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori