Grupi i dyshuar i ndërlidhur me shërbimet greke
Mediat maqedonase raportojnë se grupi prej 22 personash i arrestuar ditën e djehsme, dyshohet se mund të ketë shitur të dhëna, informacione të sigurisë së lartë. Dyshimet më të shumta jnaë për shërbimet greke, pasi njeri prej tyre kishte zhvilluar së fundmi takime të rregullta me shërbimet sekrete të huaja në Greqi.

Lidhja ishte një ish-zyrtar i shërbimit sekret DSK të Maqedonisë, i njohur edhe si vëllai i një prokurori publik të lidhur me hetimet e një rasti kriminal “Likuidimi”, shkruan INA.

Sipas hetimeve policore, ish-spiuni maqedonas disa herë kishte zhvilluar takime me agjentë të huaj në pushimore turistike Halkidiki. Ai jepte informacione, shiste materiale dhe dokumente të ndryshme që ndërlidheshin me emra publik dhe ngjarje publike dhe institucionale në Maqedoni.

Në operacionin e djeshëm u arrestuan 17 veta, ndërsa të dyshuar janë 22, dy prej të cilëve janë në arrati, përfshirë edhe një gazetar Zoran Bozhinovski. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2013, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori