Grujevski dhe Boshkovski kërkojnë azil në Greqi
Pëlqej
Në Gjykatën e Selanikut sot është anuluar seanca gjyqsore për ish-shefin e Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski dhe të punësuarin në DSK-së, Nikolla Boshkovski, për të cilët nga organet e Maqedonisë është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Seanca është shtyrë për më 17 maj të vitit 2018 për shkak të asaj që njëri nga të akuzuarit nga grupi i emigrantëve, në të cilët janë edhe dy refugjatët nga Maqedonia, nuk është ftuar në mënyrë të duhur nga ana e gjykatës, konfirmoi për MIA-n avokati Petar Vasilev.

Vasilev konfirmon edhe se Grujevski dhe Boshkovski kanë dorëzuar kërkesë për azil politik në Greqi.

Grujevski dhe Boshkovski deri tani dy herë janë nxjerrur para Gjykatës, por për shkak të mungesës së përkthyesit seanca është shtyrë në të dy rastet.

Ata akuzohen nga PSP për përgjimet e paligjshme dhe për shkatërrim të sistemit të përgjimeve në rastet e njohura si “Fortesa”, “Shënjestra” dhe “Fortesa 2”. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2017, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori