Grujevski dhe Boshkovski kanë pasur logjistikë nga Maqedonia
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka deklaruar se ish shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkovski, për të cilët kishte urdhër arrest dhe të cilët u kapën në Selanik, kanë pasur logjistikë nga Maqedonia teksa kanë qenë në arrati.

Spasovski, në një intervistë për emisionin 360 gradë në Alsat – M thotë se MPB informacionet për vendndodhjen e dy të arratisurve e ka marrë drejtpërdrejt nga njerëz, ndërsa ka pasur edhe bashkëpunim me shërbimet e vendeve fqinje.

“Ky është një aksion të cilin e kemi punuar në mënyrë rajonale, janë përfshirë shumë shërbime dhe njohuri të cilat i kishim paraprakisht sollën deri në realizim të suksesshëm të këtij aksioni. Për ne si shtet në këtë moment është e rëndësishme të sigurojmë drejtësi në Maqedoni për të gjithë. Pikërisht nga ky aspekt detyrë dhe qëllim kryesor i MPB-së ishte t’i përfshijë të gjitha kapacitet e mundshme, t’i gjejmë ku janë, së bashku përmes bashkëpunimit rajonal që e kemi të sigurojmë informacione për ata”, deklaroi Spasovski. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori