Kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski i është refuzuar kërkesa për shfuqizimin e vendimit për marrjen e
dokumenteve për udhëtim.
Këshilli Penal i
Gjykatës Themelore
Shkupi 1 ka vlerësuar se kërkesa e ish-kryeministrit është e pabazë. Gruevski deklaroi se
pasaporta i duhet për udhëtime zyrtare jashtë vendit.
“Masa e përkujdesit: marrje e përkohshme e
dokumenteve për udhëtim dhe ndalesa për dhënie të
dokumenteve të reja për kalimin e kufinjve shtetëror dhe masa e marrjes së
dokumenteve diplomaitke – mbeten në fuqi”, thuhet në njoftimin e
gjykatës.
Pasaporta Gruevskit i është marrë më 3 korrik me vendim të
Gjykatës Themelore
Shkupi 1 me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike.
Shtuar më 27/09/2017,
ora 11:49